Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Dick Schoof për pozitën e tij të re si kryeministër i Holandës.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se mezi pret të vazhdojë të punojë më Schoof.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në zgjerimin e marrëdhënieve Kosovë –  Holandë dhe promovimin e përbashkët të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv