Bjellorusia nuk do të lejojë përleshje në kufirin me Ukrainën, thotë Lukashenko

Bjellorusia nuk do të lejojë asnjë përleshje në kufirin me Ukrainën, ka thënë presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të vendit Belta.

“Ju garantoj se nuk do të lejojmë asnjë përplasje në kufirin me Ukrainën. Nuk do të ketë asnjë”, tha ai, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.

Javën e kaluar, Bjellorusia njoftoi se kishte vendosur forca shtesë të mbrojtjes ajrore në kufirin e saj me Ukrainën për të mbrojtur “objektet kritike të infrastrukturës” për shkak të rritjes së aktivitetit të dronëve ukrainas në zonë.