Kurti: U jemi falënderues përjetë mantelbardhëve

Siç njofton kumtesa, në këtë Institut janë të mbledhur profesionistët e vullnetarët mirë të përgatitur për t’i bërë ballë kësaj pandemie që e ka goditur të gjithë globin.

Nga distanca, meqenëse këshillat e profesionistëve janë të tilla, u takuam me stafin e thirrjeve të cilët e monitorojnë e raportojnë situatën nga terreni 24 orë.

Si Qeveri përveç që u qëndrojmë pranë me mbështetje e u jemi falënderues përjetë mantelbardhëve, shpresat i kemi varur te ta për shpëtimin e jetëve e për kalimin nga kjo fazë me sa më pak pasoja.