Kthehen shtetasit e Maqedonisë , ndërsa largohen shtetasit e huaj nga vendi

Kështu autobusët i presin shtetasit e Maqedonisë të cilët kthehen nga vendet evropiane. Mbrëmë në mesnatë ateroi edhe aeroplani nga Kelni i Gjermanisë me 173 shtetas maqedonas. Të gjithë që u kthyen do t’i nënshtrohen karantinës shtetërore për 14 dit. Karantinën do ta mbajnë tek hotel Drim në Strug.

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov ka informuar se nga Maqedonia janë larguar edhe shtetas te huaj.

Me fluturimin e Vizzair drejt Gjermanisë kemi dërguar edhe shtetas të huaj nga Shkupi. Në bashkëpunim me ambasadat e huaja tek ne u kemi ndihmuar të riatdhesohen në vendet e tyre. Austri, SHBA, Australi, Ceki, Hollandi, Malejzi, Slloveni, Hungari, tha Minister i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Gjatë ditës së sotme fluturime humanitare ka pasur edhe nga Viena dhe Bazeli.

Gjatë ditës së sotme është planifikuar fluturim me 160 shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Bazeli. Sipas informacioneve të Shtabit te Krizave dhe Qeveris si dhe Ministrisë së punëve të jashtme do të dalim me informacione ne kohë, me planet e radhës.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme 30 mars nën organizimin e Ministrisë së punëve të jashtme janë riatdhesuar 1842 qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.