Kurti: Takimet me LDK-në vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja që dëshirojmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me Isa Mustafën do të kenë takime dhe komunikime të vazhdueshme, derisa të arrijnë marrëveshjen që dëshirojnë.

Kurti ka thënë se Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur ti kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori po shihet që na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, tha ai.