Gjiko sjell pamje nga xhirimet e klipit të ri

Gjiko së shpejti vjen me këngë të re, xhirimet e së cilës tashmë i ka filluar, shkruan lajmi.net.

Reperi ka ndarë me ndjekësit disa video në Instagram, përmes së cilave sjell pamje nga ambienti ku po e xhiron klipin.

“Videoklipi i ri”, është mbishkrimi që ia ka lënë njërës video, ndërsa nuk ka preferuar të japë më shumë detaje.

Për ndryshe, “My Bro” titullohet projekti i fundit nga Gjiko, në duet me Butën. /Lajmi.net/