Kurti respekton ezanin (VIDEO)

Namazi i drekës po afrohej, derisa fjalimit për gurthemelin e shkollës i erdhi rendi.

Atë që nisi të thotë në Kamenicë, kryeministri Albin Kurti e ndali për pak, kur thirrja islame për lutje u dëgjua.

Fjalën e tij për ezanin ai s’e ndërpreu për herë të parë këtu, derisa njëjtë kishte vepruar edhe një bashkëpartiak i tij.

Kjo mënyrë respektimi për këndimin e muezinit u bë nga politikanët edhe në të kaluarën, njofton Klan Kosova.

Disa herë edhe në fushatë zgjedhore.

Në fakt, ezani përmban thirrjen për namaz, por edhe kjo po shihet si një formë nderimi.