Kurti priti në takim Pendarovskin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Pendarovski mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Ndërkohë që sot Pendarovski u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dy presidentët vazhduan takimin e tyre pa praninë e mediave, e që pas përfundimit të këtij takimi presidentët e të dyja vendeve u deklaruan për mediat.

Pendarovski është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari, Galuk Konjufca.