Kurti prezanton kabinetin, këta janë ministrat

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet formimi i Qeverisë Kurti 2.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat pë kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin e tij, si mëposhtë:

Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi
Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,
Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,
Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,
Ministria për Zhvillim Rajonal drejtohet nga Fikrim Damka,
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç

Nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 15 ministra, 1/3, pra 5 janë gra. Në kabinetin qeverisës të Kurtit më 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zëvendësministra janë dy gra.