Abdixhiku: Kurti si kryeministër s’duhet të sillet si një opozitar refuzues

Lumir Abdixhiku, kryetar dhe deputet i LDK-së në seancën e votimit të Qeverisë së re ka thënë se kryeministri i ri që do të zgjedhjet duhet t’i kujtojë vetës së nuk është i zgjedhur i vetëm votuesve të tij dhe partiakëve, por do të jetë i gjithë qytetarëve.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri i ri nuk duhet të sillet me arrogancën e numrave.

“Kryeministri duhet ta kuptojë se qasja e tij nuk është e një opozitari refuzues, por i një njeriu me pushtet apsolut”

“Sot përmbyllet cikli i votuesve të Kosovës që ata kanë vendosur të përfaqësohen dhe të tjerët qe kanë vendosur të mbesin në opozitën. Respekto i vullnetit qytetar është standard i lartë. Si opozitë e re këtë kapitull e mbajmë të mbyllur sepse e respektojnë vullnetin e njerëzve që sot janë me ju e nesër me ne. Si përfaqësues i shumicës ju takon të bënë mbartjen e pajtimit shoqëror”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka pohuar se LDK do të jetë opozitë konstruktive.

“Si opozitë synojmë të kontribuojmë stabilitet. LDK me 15 deputetët e saj do të mbajë rol opozitar, konstruktiv në procese nacionale. Në skenën e madhe të politikës ju [qytetarët] na keni dhënë vend të qartë në opozitë. Do të mbesim zë mbrojtës i pakompromis i shtetësisë së Kosovës, simboleve indentitare tona dhe organizimit territorial”./EO