Kurti pret në takim Kajari, shkëmbejnë falënderime për punën për ruajtje të paqes

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral-Major, Ferenc Kajari.

Kurti e ka falënderuar Kajarin për kontributin e KFOR-it për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Republikën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Ai ritheksoi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë,

Gjeneral Major Kajari e përgëzoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregon Policia e Kosovës në shërbim të qytetarëve.

“Ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e forcës shumëkombëshe për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet për krijimin dhe ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë”.