Kurti përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën: Do të bashkëpunojmë me Gjermaninë që të zbardhet e vërteta e vdekjes

Tutje ai është zotuar se do të bashkëpunojë me shtetet e tjera, në veçanti me Gjermaninë, siç tha, që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve.

Sipas të parit të ekzekutivit bindjet, orientimi dhe qendra e tyre dihet, mirëpo emrat e përveçëm duhet të ndriçohen dhe të mundësohet drejtësia e ndëshkimi.

“Kryeministri Kurti theksoi se jemi të vetëdijshëm për kufizimet që kemi, që pas kaq shumë kohësh të arrijmë përnjëherë të zbardhim gjithë ato vrasje, meqenëse janë të shumta, ndërkohë që edhe regjimet, të cilët kanë marrë pjesë në ato vrasje, nuk është se kanë vdekur përfundimisht e në plotni.”

Derisa në nderim të tre veprimtarëve Kurti organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë në orën 17.