Kurti nga Abria e Epërme: E kemi obligim të angazhohemi për drejtësi për viktimat

Pas homazheve kryeministri Kurti tha se emri i tyre nuk do të harrohet kurrë.

“Të gjithë këta dëshmorë e martirë neve na e kujtojnë e na e përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i çlirimit edhe i lirisë, që rrënjët e tyre i kanë në gjakun e të vrarëve tanë. As emri i tyre nuk do të harrohet kurrë e as gjaku i tyre nuk do të humb kurrë”, tha kryeministri.

Kryeministri tha se si krerë të institucioneve të Republikës e kanë për obligim që të angazhohemi me krejt çfarë munden e dinë për drejtësinë për ta, meqenëse as urdhërdhënësit e as ekzekutorët nuk janë ndëshkuar.

“Në këto varre pushojnë të vrarët, që sipas datëlindjeve, kanë qenë foshnje 3 muajshe deri te pleq 93 vjeçar. Është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë që ka dashur ta shfaros popullin tonë nga trojet e veta autoktone. Bashkë me neve është edhe Mentori, i cili e mban mend masakrën e 26 shtatorit të vitit 1998 meqë në atë kohë ka qenë 9 vjeç dhe dy motrat e tij, 14 vjeçare dhe 16 vjeçare janë vrarë në atë masakër bashkë me babën e tij dhe axhën e tij”, tha kryeministri.