Kurti kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë (VIDEO)

Në Bruksel me presidentin serb pati dy përballje.

Por, kryeministri kosovar Albin Kurti megjithatë nuk arriti të merret vesh për asgjë me Aleksandar Vuçiqin në takimet që u konsideruan të tensionuara.

Kështu për kurorëzimin me ujdi finale të procesit të dialogut Kurti konsideron që pala serbe duhet të ndryshojë qëndrim.

Temën e ndryshimeve kushtetuese i pari i ekzekutivit e vazhdoi duke komentuar deklaratën e një dite më parë të kryekuvendarit Glauk Konjufca në Rubikon të Klan Kosovës ku foli për këtë temë.