Kurti i cakërron gotat me Ramush Haradinajn në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot në Gllogjan me rastin e 25 vjetori të Epopesë së Dukagjinit.

Ai është pritur në kullë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë ngritur edhe një dolli me nga një gotë raki, shkruan Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurit ka mbajtur edhe një fjalim në organizimin e bërë në Gllogjan, ku e ka përmendur Ramush Haradinajn.

Pasi i është referuar “z. Ramush Hradinaj”, Kurti ka bërë një buzëqeshje të lehtë dhe pastaj është duartrokitur nga të pranishmit./Express/