Kurti: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur

Florian Marku mposhti me nokaut britanikun Chris Jenkins, në meçin që u zhvillua mbrëmë.

Florian Marku arriti të nokautojë britanikun Jenkins, në raundin e 4-të të meçit.

Në lidhje me suksesin e boksierit shqiptar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai me anë të një postimi në rrjetin e tij Instagram, tha se Floriani është kampion i pamposhtur dhe ai bëri krenar të gjithë shqipëtarët.

“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të.

Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të gëzuar e bërë krenar të gjithë ne”, tha Kurti, përcjell lajmi.net.

Floriani mbrojti titullin kampion ‘IFB’ në peshat e lehta, në meçin ndaj britanikut.