Iu deshën vetëm 4 raunde që Florian Marku të mbrojë titullin e Kampionit në ‘IBF’ për pesha të lehta.
Pas fitores spektakolare të boksierit shqiptar, Florian Marku, ndaj britanikut, Chris Jenkins, ai kërkoi një ballafaqim me Amir Khan.
“Jam në këtë lojë qe tre vite dhe jam këtu ku jam, më jepni Amir Khanin tani, do ta thyejë edhe atë”, ishin fjalët e Markut, përcjell lajmi.net.
Amir Khan është boksier profesionist, promovues dhe filnatropist britanik.
Ai është një ish-kampion për peshat e lehta dhe mbron titullin WBA nga viti 2009 deri në vitin 2021 gjithashtu titullin IBF në vitin 2011.
Popullariteti që gëzon Khan në Britani është tejet i madh andaj, Marku dëshiron t`ua dëshmojë të gjithëve se mund të jetë më i mirë se ai.