Kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti thotë se është shqetësuese e ardhmja e kombit tonë.
Sipas tij, shumë ‘liderë politikë’ janë bërë argat të armikut.
Kështu Kurti është shprehur në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se, këta ‘liderë’ janë të shitur.
Ai pohon se, për të manipuluar popullin ata përdori teza si ‘Shoqëri e Hapur’, ‘Ballkan i hapur’.
Postimi i plotë:
Është për tu shqetësuar shumë për të ardhmen e Kombit tonë kur çdo ditë e më shumë po del në pah se sa shumë “liderët politikë” shqiptarë janë bërë argat të armikut!
Këta “liderë” të shitur e mbështjellin bukur tradhëtinë me pseudo-patriotizëm duke ju qitur hi dhe tym syve të popullit.
Kemi edhe politikan të cilët përfaqsojnë parti djathtiste por besojnë dhe veprojnë si neokomunistë!
Teksa Konzervatorët dhe të djathtët besojnë në Zot, Komb, Familje dhe Vatan, neokomunistët nuk besojnë në asgjë përveç karriges dhe parasë.
Për ta manipuluar popullin e vet përdorin teza si “Shoqëri e Hapur”, “Ballkani i Hapur”… por në realitet e duan centralizmin duke i promovuar anti vlerat, kundër familjes dhe vlerave tradicionale Kombëtare.
“NJË KOMB I DELEVE DO TË DREJTOHET NGA UJQËRIT”!