Kurti e Rama flasin në Davos për ‘dialogun në Ballkan’, Vuçiq nuk merr pjesë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar për një takim të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Davos të Zvicrës në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe liderë tjerë të rajonit, raporton Gazeta Express.

Rama tha se temë bashkëbisedimi ishte “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”. Por, në tavolinën ku u fol për dialog nuk ishte prezent presidenti serb Aleksandar Vuçiq.