Kurti dhe Hamza shtrëngojnë duart, marrëveshja për presidenten punë e kryer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kanë shtrënguar duart gjatë takimit në Kuvendin e Kosovës, në një zhvillim që sinjalizon arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Pas këtij zhvillimi, Justina Shiroka-Pula pritet të zgjidhet presidente e re e Kosovës, duke i dhënë fund ngërçit disa mujor politik rreth zgjedhjes së kreut të shtetit.

Shiroka-Pula, e cila në të kaluarën ka qenë pjesë e PDK-së, është propozuar nga Albin Kurti për postin e presidentes. Marrëveshja mes LVV-së dhe PDK-së lidhet edhe me çështjen e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara./ZYRTARE.NET/