“Kurrë gol mos dhëntë, e theftë këmbën”, Gani Gërmia revoltohet ndaj Mërgim Berishës, pas rrëfimit të Vesës

Vesa ka hapur zemrën me banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova duke ua rrëfyer historinë e saj me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.

Mes lotësh Vesa ka thënë se ish i fejuari e la dy muaj para martesës, për t’u lidhur më pas me mikeshën e saj të ngushtë.

Pasi dëgjuan rrëfimin e Vesës, disa nga banorët janë shprehur të revoltuar me futbollistin shqiptar.

“Duhesh me marr kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe na tjerët, edhe mos qit lot më për qen e për tjerë që s’ia vlenë”, u shpreh Azemi.

Në anën tjetër, Gania nuk hezitoi të mallkonte futbollistin teksa u tregoi për historinë e Vesës dy banorëve të tjerë Yllit dhe Besit.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, tha Ganiu.

Ndërkohë në një intervistë të fundit, bashkëshortja e Mërgimit, Edona ka mohuar se ajo ishte shoqe me Vesën dhe se ia mori partnerin. /Telegrafi/