Kur do të kthehen ngjarjet kulturore në Maqedoni? Flet ministri Hysni Ismaili! (Video)

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili ka folur për Kulturën në Maqedoninë e Veirut në kohë pandemie. Ismaili në emisionin “10 Minuta” në Tv21 ka treguar për veshtirësitë që ka hasur në sigurimin e mjeteve prej 14.500 denarëve për punëtorët e Kulturës, sepse kërkesa e tij tri herë është refuzuar në Qeveri. “Megjithatë isha këmbëngulës dhe arrita që kjo kërkesë të kalojë”, thekson Ismaili.
Ai flet edhe për procedurat dhe afatet se kur mund të kthehen aktivitetet në institucionet kulturore të pezulluara për shkak të epidemisë.