Kur dhunohen (seksualisht) nxënëset e mitura shqiptare

Jemi ne dijeni për rastin e dhunimeve të nxënëses në Shqipëri. Ky tmerr e trazoi deri diku masën. Ka më shumë se një vit që në Sanxhak ka ndodhur një rast i ngjashëm. Ky rast është raportuar nga mediat serbe dhe siç e shihni ky artikull është titulluar: ‘Tmerr në Tutin, arsimtari gjatë dy viteve e dhunon seksualisht shumë herë nxënësen 13 vjeçare’.

Artikulli me të drejtë e quan rastin të tmerrshëm dhe e përshkon me sy kritik. Por, atë që nuk e thot kjo gazetë e Beogradit (Blic) është fakti se arsimtari është malazez kurse nxënësja shqiptare. Sikur të ishte e kundërta, kjo gazetë do ta kallte flakë Serbinë së bashku me Malin e Zi. Por, nuk ka ndodhur asgjë. Arsimtari dhunues 65 vjeçar është i lirë kurse nxënëses i është shkatërruar jeta dhe familja e saj ende jeton në presion sikur të ishte fajtore.

Me siguri as ju nuk keni dëgjuar për këtë rast. Pse të dëgjoni!? Shqiptarët nuk kërkojnë mbrojtje për shkak se e dijnë që nuk ka kush t’i mbrojë.(Marre nga facebook D.D.)