Kundërofensiva ukrainase që mund të thyejë ushtrinë ruse

Ndihma perëndimore ka qenë vitale në forcimin e rezistencës së Ukrainës dhe i ka dhënë drejtim luftës. Zelenskyy e di se pa ndihmën e Amerikës, shteti i tij nuk do të kishte shanse të mbijetonte.

Konflikti më i madh i armatosur në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore pritet të hyjë në fazën e re gjatë javëve të ardhshme. Pa dritë në nisjen e negociatave që do t’u jepnin fund luftimeve 13-mujore mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri ukrainas i Mbrojtjes ka thënë gjatë javës së ardhshme se kundërofensiva e pranverës mund të nisë në muajin prill.

Kievi përballet me pyetjen taktike: Sa mund t’i shtyjë ushtria ukrainase forcat e Kremlinit nga territori që kanë pushtuar? Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është duke punuar fort për të mbajtur trupat e motivuar për luftë më të gjatë.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, mirëpo sulmet kanë qenë të dobëta ndaj caqeve kryesore dhe kanë humbur momentumin në korrikun e kaluar. Kundërofensivat ukrainase kthyen kontrollin e disa territoreve nga muaji gusht deri në nëntor.

Pastaj luftimet u zhytën në betejat fytafyt gjatë dimrit të ftohtë dhe lloçit të pranverës.

Tani Kievi synon të shfrytëzojë përparësinë e motit të përmirësuar me qëllim që të marrë iniciativën me armët e reja të Perëndimit, përfshirë batalionet e tankeve dhe ushtrinë e trajnuar në shtetet perëndimore.

Mirëpo, forcat janë pozicionuar thellë, duke pritur përtej fushave të minuara dhe llogoreve me kilometra të gjatë.

Lufta ka ekspozuar mungesën e armatimit në ushtrinë e dobët të Kremlinit.

Humbjet në fushëbetejë përfshijnë dështimin e Rusisë për të pushtuar Kievin në ditët e para të luftës, paaftësinë për të mbajtur kontrollin në disa zona dhe dështimin për të marrë territorin e qytetit të Bakhmutit përkundër shtatë muajve luftimesh. Rusia gjithashtu ka dështuar të thyejë vullnetin e ukrainasve për luftë, ani pse bombardoi stacionet e energjisë elektrike në tërë Ukrainën.

Shërbimet ruse të inteligjencës gabimisht kanë vlerësuar forcat e Ukrainës dhe reagimin e Perëndimit. Pushtimi ka tharë burimet e ushtrisë ruse, duke hasur në vështirësi për furnizim me armatim, moral dhe numër të ushtarëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, duket se është i shqetësuar se lufta mund të zbehë përkrahjen publike për qeverinë e tij dhe ka shmangur të gjitha përpjekjet për fitore përmes mobilizimit masiv.

“Rusët kanë një mal me probleme”, ka thënë James Nixey, drejtor i programit për Rusi dhe Euroazi në Chatham House, organizatë në Londër.

Duke e kuptuar se nuk mund ta fitojë luftën së shpejti, Putini synon që ta zgjasë atë me shpresën se përkrahja e Perëndimit për Kievin do të zbehet, ka thënë Nixey.

Ai ka shtuar se strategjia e Rusisë është e menduar rreth idesë që Perëndimin ta kthejë në rrënoja.

Image
Forcat ukrainase në tanket e kapura ruse afër kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Forcimi i Ukrainës

Ushtria ukrainase nis sezonin me furnizim të madh të armëve të fuqishme nga perëndimi.

Gjermania në fillim të javës ka konfirmuar se 18 tanket Leopard 2 që i kishte premtuar për Ukrainën veçse kanë shkuar në vend. Polonia, Kanadaja dhe Norvegjia gjithashtu kanë dorëzuar tanket e veta Leopard. Edhe tanket britanike Challenger kanë shkuar në Ukrainë.

Ministri ukrainas i mbrojtjes, Olekssi Reznikov, shpreson se partnerët perëndimorë të furnizojnë Ukrainën me së paku dy batalione të tankeve Leopard 2 deri në prill. Ai pret edhe gjashtë apo shtatë batalione të tankeve Leopard 1, me armatim, nga shtetet e koalicionit.

Ai gjithashtu ka kërkuar tanket amerikane Abrams dhe tanket e lehta franceze. Për këto tanke së fundmi janë stërvitur ushtarët ukrainas.

Ndihma perëndimore ka qenë vitale në forcimin e rezistencës së Ukrainës dhe i ka dhënë drejtim luftës. Zelenskyy e di se pa ndihmën e Amerikës, shteti i tij nuk do të kishte shanse të mbijetonte.

Furnizimet e reja, përfshirë raketat, armët antitank dhe 1 milion plumba të artilerisë, do të jenë muskul i fortë i ushtrisë ukrainase dhe do t’i ofrojnë më shumë fuqi.

“Numri i madh i tankeve mund të çojë te pozicionet më të thella të rusëve”, ka thënë Nixey.

Në kundërofensivën e tyre, forcat ukrainase do të tentojnë të thyejnë korridorin tokësor mes Rusisë dhe Krimesë së aneksuar, duke lëvizur nga Zaporizhzhia drejt Melitopolit dhe Detit Azov.

Nëse ky plan është i suksesshëm, ukrainasit “do të ndajnë në dy pjesë ushtrinë ruse dhe do të ndërpresin linjat e furnizimit me njësitë e pozicionuara në perëndim, në drejtim të Krimesë”, ka thënë Zhdanov.

Fundi i lojës

Instituti për Studime të Luftës, me bazë në Washington, ka parashikuar se Ukrainës do t’i duhen një seri e kundërofensivave, jo vetëm një, me qëllim që të thyejë ushtrinë ruse.

Operacionet do të duhej të kishin “qëllime të dyfishta, të bindin Putinin të pranojë kompromiset e negociuara ose të krijojnë realitetin ushtarak të pëlqyeshëm nga Ukraina, me qëllim që Kievi dhe aleatët perëndimorë të ngrijnë konfliktin vetë, pa marrë parasysh vendimin e Putinit”, thuhej në një vlerësim të institutit.

Nixey nuk ka dyshim se secila palë do të mendojë si të shkatërrojë tjetrën gjatë javëve të ardhshme, me qëllim që të kenë sa më shumë fuqi në tavolinën e bisedimeve.

Periudha “merre ose lëre” gjendet përpara: Nëse Kievi dështon të arrijë progres në fushëbetejës, aleatët do të jenë më zemërngushtë në dërgimin e pajisjeve tjera më të sofistikuara.

Bastet janë të larta: “Humbja për Ukrainën do të kishte degëzim global dhe nuk do ekzistonte siguria evropiane siç e kuptojmë ne”, ka thënë Nixey.

Përgatiti: Gent Mehmeti