Kundërligjshëm ua shiti tetovarëve kanalet televizive, 56-vjeçari zbulohet nga Policia dhe Prokuroria!

Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovës sot kanë arrestuar një 56-vjeçar nga Tetova me iniciale Gj.T. pasi i njëjti dyshohet se kundërligjshëm ka riemituar kanale televizive dhe të njëjtat ua ka shitur tetvarëve.

Kanalet i ka riemituar pa poseduar licencë përkatëse dhe tetovarëve për këtë u ka kërkuar para.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e Gj.T. të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë: 11 drimbokse, 3 shtëpiza të kompjuterit, pistoletë dhe plumb, pushkë gjuetie, 2 celularë…”, qëndron mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe në koordinim me prokurorin publik do t’i shqiptohet shkresa përkatëse.