“Kundër koronavirusit duhet të luftojmë si kundër komunizmit”, deklarata e fuqishme e kryeministrit sllovak

Kryeministri Sllovak, Igor Matoviq, ka vlerësuar se vendi i tij duhet të luftojë patjetër kundër koronavirusit, sikur që ka luftuar kundër partisë komuniste.
Sipas tij, edhe komunistët kanë qenë zullumqarë “që na e dështuan jetën dhe nuk na lejonin të marim lirshëm frymë”.
“Tani kemi një zullumqar të ri, koronavirusin”, ka deklaruar Matoviq pas takimit me shtabin e krizës, transmeton gazeta Lajm.
Paraprakisht, Parlamenti i Sllovakisë gjatë këtij muaji solli ligjin me të cilin Partia komuniste e ish Çekosllovakisë dhe dega e saj rajonale, partia komuniste e Sllovakisë, janë shpallur organizata kriminele.