Çmimi “22 Nëntori” u ndahet Xhevat Loshit dhe Ali Aliut

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror ,,22 Nëntori” konform rregullativës ligjore në seancën e fundit ka miratuar vendimin

për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2020 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi u ndahet:

– prof.Dr. Xhevat Loshi; albanolog

– akademik. Ali Aliu; kritik letrar

Çmimi fituesve do t’i dorëzohet më 22 Nëntor viti 2020 (e diel) në ora 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë – thuhet në një njoftim të nënshkruar në Kryetarja e Këshillit Prof.Dr. Gëzime Starova..KlanMacedonia