Kumanovë, “Vllaznia” ndihmon familjet në nevojë (FOTO)

Shoqata për edukim “Vllaznia”në Kumanovë, ka realizuar një aksion humanitar për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe mjeteve higjienike për familjet në nevojë. “Kërkesat për ndihmë nga ana e qytetarëve janë të shumta dhe të njejtat po shtohen çdo ditë. Qytetarët në nevojë po kërkojnë ndihmë për gjërat elementare”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Vllaznia”.