Edhe një person nga Dibra ndërroi jetë nga Koronavirusi, gjithsej katër!

Ka ndërruar jetë edhe një pacient dibran i infektuar me Covid 19.
Bëhet fjalë për pacient i cili para disa ditëve u transferua nga Dibra në klinikën e Shkupit. Ai ka qenë i afërt me familjen ku u transmetua sëmundja.

Doktor Hasani e ka konfirmuar këtë informacion. Ai për Lajm tha se ende ka pacientë nga Dibra në Klinikën infektive të Shkupit.
Kjo është viktima e tretë që ndërroi jetë në klinikën e Shkupit nga Dibra, kurse një dibran ka ndëruar jetë edhe në SHBA nga Koronavirusi.