Kumanovë, Shtabi i Krizës kërkon karantinimin e plotë të qytetit

Pas rritje së vazhdueshme të numrit të të prekurve nga virusi Korona, kreu i komunës së Kumanovës sërish ka bërë thirrje që qyteti të futet në karantinë. Shtabi komunal i krizës në këtë qytet ka kërkuar veprim të menjëhershëm futjen e qytetit në karantinë të plotë me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytet si dhe masa më rigoroze për kufizim. Komuna gjithashtu i ka apeluar qytetarëve që të largojnë automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme publike me qëllim që të kryhet dezinfektim pa probleme në ambientet e jashtme.