Kumanovë, policia kapi 6 persona në një barakë

Të martën, rreth orës 18 e 50 minuta, policia ka intervenuar në barakën e bashkësisë lokale në lagjen “Stacioni Hekurudhor” në Kumanovë. Intervenimi është bë pasi një qytetar ka denoncuar se në barakë gjenden një grup personash. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar këta 6 persona, duke konstatuar se bëhet fjalë për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padi adekuate.