Kumanovë, harrohet premtimi për Gjimnazin dhe Shkollën e Mesme Teknike

“Herë premtohej ndërtim i objektit të ri e herë dislokim të objektet e ish-kazermave të Kumanovës, por nuk u bë asgjë për të ndryshuar statusin e mjerueshëm të Gjimnazit dhe Shkollës së mesme teknike. Mungesën e vullnetit dhe neglizhencën institucionet e arsyetonin me konfliktin e kompetencave, për të cilin për vite me radhë nuk u gjet gjuhë e përbashkët”.

Që të jetë ironia edhe më e madhe, ministri i arsimit Arbër Ademi i cili shkollimin e mesëm e ka kryer në këtë gjimnaz, vitin e kaluar kishte thënë se objektet e ish kazermës, ku ishte paraparë dislokimi i gjimnazit, kanë kaluar në pronësi të dikasterit të arsimit dhe ishte zotuar për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

“Nuk do të lëmë gur pa lëvizur që sa më shpejtë që të jetë e mundur të ndodhë dislokimi”, deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit.

Për zvarritjen e procedurave për zgjidhjen e problemit të gjimnazit Sami Frashëri, banorët fajësojnë partinë shqiptare në pushtet.

“Është papërgjegjësi plus asaj shumë keq kur shqiptari është kundër vetvetes, s’punon për vetveten, por punon për tjetër kë. Vetëm i ngrit duart dhe bën “amin”.

“Nuk ka kushte të mira. Jo jo. Nuk ka oborr. Mungojnë shumë gjëra. Ka premtime, por nuk e dimë ne”.

“Kanë thënë, por s’e di. Atje më shumë hapësirë kanë, dalin nxënësit, vetura nuk ka edhe aq, oborr ka mjaftueshëm”.

“Çfarë kushte, të gjitha kushtet të dobëta. Çfarë kabinete?! S’kanë pasur. Jo mor vëlla, vetëm i vendosnin në një klasë 30-40. Unë po ju tregoj për shkollën e mesme djali kur ka mësuar”.

Nxënësit shqiptarë të dy Shkollave të mesme në Kumanovë, mësimin në hapësirat e ish kombinatit bujqësor e ndjekin që nga vitit 2004. BDI-ja prej vitesh kishte premtuar zgjidhje, dislokim në ish kazermën e qytetit ku do të krijoheshin kushte më të mira
për mësim cilësor por edhe viti i ri shkollor, nxënësit do ti gjejë në objektin e vjetër./Alsat