Foshnja e parë në vitin 2022 ka lindur dje pasdite në repartin për gjinekologji në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.
Foshnja është e gjinisë mashkullore dhe ka lindur në ora 16.55. Bëhet fjalë për fëmijën e katërt të familjes Sinani.
Fëmija dhe nëna e tij janë vizituar nga një delegacion i Komunës së Kumanovës.
Në vitin 2021 në Kumanovë kanë lindur 933 fëmijë.