Kumanovë: Aksidentohet një i moshuar në 500m nga Policia, policët në vendngjarje dalin me gjysmë ore vonesë

Rreth orës 11.15, në njërin nga bulevardet kryesore te Kumanovës, afër Spitali te qytetit, eshte aksidentuar një i moshuar  i cili po ngiste biçikletën. Ai u aksidentua nga një makinë në lëvizje. Sipas deshmitarëve te rastit, i moshuari ka pesuar lendime serioze, kurse Ndihma e Shpejtë, sikurse edhe policia, ne vendngjarje dolën me vonese, megjithse ngjarja kishte ndodhur vetem disa metra nga ky institucion shendetesor. Aktualisht, policia po merr masat e nevojshme ligjore, nderkohe qe i aksidentuari eshte derguar per mjekim te metutjeshem. /Amir Idrizi