Kumanovarja i ka lënë tre fëmijët e saj dhe nuk është kthyer

Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër shtetases me inicialetS.A. (46) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “braktisja e fëmijës”.

Sipas raportit policor, “e akuzuara më datë 26.04.2023 në Kumanovë, i ka lënë tre fëmijët në shtëpinë e nënës së saj, me arsyetim se do të kthehet për një kohë të shkurtër, por nuk është kthyer më”. (INA)