FC Prishtina 01 ka rikthyer në krye të skuadrës trajnerin Ferid Agushi, duke nisur një kapitull të ri me teknikun që ka qenë një nga figurat më të suksesshme në historinë e klubit.
Agushi rikthehet pas një periudhe, ndërsa më herët kishte drejtuar ekipin për më shumë se dy vite, gjatë së cilës FC Prishtina 01 fitoi dy tituj të kampionit të Kosoves, dy Kupa të Kosovës dhe përfaqësoi me sukses klubin n ndeshjet ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve.
Klubi beson se përvoja, profesionalizmi dhe mentaliteti fitues i Ferid Agushit do të jenë një vlerë e madhe për objektivat e sezonit të ri.
Me rikthimin e tij në stol, FC Prishtina 01 synon të vazhdojë rrugën e sukseseve dhe të luftojë sërish për trofetë në futsallin kosovar.
Sport Kumanovari Ferid Agushi rikthehet në krye të ‘FC Prishtina 01’



