Kuka u bën thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në sportin e xhudos (VIDEO)

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, u ka bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në sportin e xhudos.

Kuka ka folur edhe për grevën në arsim që ka hyrë në javën e tretë, derisa shtoi se mësimi duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë situate e çmendur me hyrjen në javën e tretë pa filluar mësimi në shkolla! Ec more me urgjencë me ba takim. Merruni vesh qysh sot e le të filloj mësimi nesêr jo ma vonë asnjë ditë”, ka shkruar Kuka.

“E në anën tjetër ftoj prindërit që fëmijët që tash në shtator pos mësimit që duhet qysh neser të filloj të i dërgojnë fëmijët drejt sportit të xhudos por edhe sporteve tjera!”.

“E për një ditë të mirë shijoni videon me fëmjët Kampion të ardhshëm pas një stërvitje”.