Kujt i pengon gjuha e bukur shqipe në Maqedoni?

Kujt i pengon gjuha e bukur shqipe që të përdoret lirshëm në institucionet shtetrore edhe për kundër sfidave që përjetoi ndër vite ?

Etem Xheladini

Politikëbërsit në R e Maqedonisë Veriore, po edhe politikëbërsit shqiptarë pushtetarët tanë duhet tu bëjnë me dije bashkëvendasëve se gjuha jonë shqipe është ndër gjuhët më të vjetër në Europë, njëherit është edhe gjuha më e bukur, ku gjithëherë ju kushtua kujdes të ruhet, nga shumë shkrimtar e poet.
Rilindja kombëtare shqiptare të gjitha forcat e veta i orientoi shekujë më parë në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe me moton: “se pa emancipim gjuhësor e kulturor në institucionet e shtetit ku jetojnë shqiptarët nuk ka as emancipim kombëtar”.
Prandaj shqiptarëve nuk u mbetej asgjë tjetër, përveç që nëpërmjet shkollës në gjuhën amtare të mundohen të ngrisinë vetëdijen kombëtare shqiptare pa dallim feje e krahine.
Ata së pari kërkonin që pos me pushkë edhe me penë të punohet për shpëtimin e gjuhës sê bukur shqipe e Atdheut.
Rilindja kombëtare, e sidomos Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e nxorri në arenën botërore gjuhë shqipe, që si popull i lashtë në këto troje autoktone e flasin një gjuhë të bukura , që nuk kishte lidhje as me turqit e as me popujtë të tjerë në botë.
Edhe pse pushtuesit e ndryshëm po edhe një pjesë e pushtetarëve aktual ishin dhe janë të tërbuar për ta zhdukur këte gjuhë të bukur, por nuk ja arritën, e as do të ja arrijnë nga se për popullin shqiptar është gjuhë shumë e e dashur, shpeshë pyesin Fuqitë e Mëdha kush janë këta, çka kërkojmë dhe sa janë? Edhe pse romantiku shqiptar Jeronim De Rada disa herë qe drejtuar Evropës se e ka borxh ta ruajë këtë popullsi, me një gjuhë të bukur dhe se të vetmit shqiptarët u bënë ballë të gjitha stuhive e rrebesheve okupuese gjatë shekujve, po edhe tani këto aktual nuk do ti ja arrijnë për ta zhdukën nga faqja e dheut, por prapëseprapë ajo (Evropa) mbeti e shurdhët atëherê dhe tani.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i bëri realitet qëllimet shqiptare para botës si komb i veçantë me një gjuhë të bukur dhe të dashur nga populli që e flasin me ëndje e krenari, kërkojnë edhe unifikimin e saj në të gjitha tokat shqiptare dhe ja arritën.
Për vlerat që ka gjuha shqipe dhe bukurinë e sajë kjo duhet respektuar edhe nga institucionet e shtetit, nga se këte e kan sugjeruar dhe kanë përcjellin shumë atëdhetarë, shkrimtar e poet me punimet e tyre si shqiptar.
Sa e bukur është gjuha shqipe dhe e dashur, dëshmonë fakti se ajo është ruajtë ndër breza me fanatizem e këte e shprehë edhe – Mitrush Kuteli Jam shqiptar, zot e krenar, zot e bujar, se mbi këtë dhe, që e kam si fe, e kam vatan, e kam atdhe.
Unë jam këtu, e do të jem, denbabaden,
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri gjuha e bukur e dashur shqipe do të flitet .
Po ashtu mirënjohje duhet shprehur figura të njohura të Rilindjes shqiptare, që kontribuan në ruajtjen e gjuhës shqipe të bukur e të dashur si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami , Naim Frashëri, Sami Frashëri etj
Mirënjohje për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt përmes gjuhës bukur shqipe kombit me përkushtimin e tyre duke edukuar breza me radhë; për të gjithë ata që kanë ecur në gjurmët e mësuesve që e kanë shkruar historinë e zhvillimit të arsimit me gjak e penë..
Mirënjohje mësuesve në çdo trevë, po edhe trevës sonë, e në veçanti atyre që sakrifikuan duke hapur shkolla, Fakultete e Universitete, për të mësuar shqip, për tu përgatitur institucioneve shtetrore kuadro, vatra ku ruhet e gatuhet gjuha jonë shqipe, vatra ku shteti e politikëbërsit duhet mbështetë finansiarishtë e matrialisht, pa i politizuar.
Kurse bashkëvendasve ju sugjerojë që sa më parë të vetëdijesohen e ta mësojnë gjuhën e mesit, gjuhën zyrtare, gjuhën e atyre me të cilët bashkëjetojnë, gjuhën me të cilën edhe institucialishtë janë të obligueshëm të komunikojnë, e për këte model duhet të jenë sa më parë ata që merren me politikë.