Kujt i dha gol Ali Ahmeti?

Mahi Nesimi

Ditën e shtunë udhëheqësitë më të lartë të BDI-së në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës lëshuan në përdorim sallën sportive të shkollës së atjeshme. Gjë e mirë, gjithësesi.
Megjithate, nga komunën e Tearcës në pesë vitet e fundit jashtë shtetit kanë lindur 44.95 % e fëmijëve. Në viti 2019 shifra ka shkuar në 46.08%. Njëherit, është mirë të dihet se në 12 vitet e fundit (2008-2019) periudhë kjo e ushtrimit të pandërprerë të pushtetit ekzekutiv nga ana e BDI-së numëri i fëmijëve të kësaj komune të lindur jashtë shtetit është 43.42 %. Fshati Dobrosht qëndron në krye të kësaj liste.
Për fund. Në komunën e Ali Ahmetit (Kërçovë) punët qëndrojnë pak më ndryshe. Në 12 vjetët e fundit numëri i fëmijëve të lindur jashtë shtetit nga kjo komunë është 56.83% kurse në vitin 2019 shifra ka shkuar në 66.27%.
Sapenti sat!