Shoqata e Gjahtarëve ‘Agim Ramadani’ paralajmëron banorët dhe blegtorët në fshatrat malore të kenë kujdes nga numri i shtuar i ujqëve. Kjo shoqatë mbulon terenin
në Malësinë e Gjilanit që në një pjesë të madhe kufiohet me komunën e Likovës, prandaj apeli vlen edhe për banorët e blegtorët në anën e kufirit të Maqedonisë
së Veriut, sepse fshatrat malore gjatë periudhës së verës janë mjaft të banuara dhe të frekuentuara, transmeton portali Lideri.mk.
Nga kjo shoqatë kanë publikuar edhe videot e vendosura që tregojnë numrin e shtuar të ujqëve. Poashtu paralajmërojnë, se meqë nuk është sezoni i hapur, nuk kanë të drejtë t’i gjuajnë ujqit sado që është shtuar numri i tyre.
‘Të nderuar anëtarë
Ju njoftojmë se kohëve të fundit është vërejtur një prani e shtuar e ujqërve në territorin e Shoqatës sonë.
Duke qenë se ujku është specie e mbrojtur me ligj, Shoqata nuk ka të drejtë të ndërmarrë masa për asgjësimin e tyre. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje të gjithë gjuetarëve, blegtorëve dhe qytetarve të tregojnë kujdes gjate lëvizjeve nëpër male.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin’, thuhet në apelin e shoqatës./Lideri.mk
Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/19F35Ztihv/





