Kujdes për shoferët: Rrezik nga rrëshqitjet e gurëve në 4 akse rrugore

Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAM) u bën thirrje shoferëve të kenë kujdes të shtuar në katër akse rrugore, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e gurëve dhe dheut.
Bëhet fjalë për këto rrugë:
Katllanovë – Veles
Mavrovë – Dibër – Strugë
Vinicë – Berovë
Koçan – Dellçevë
Rreziku është më i madh në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pranë lumenjve dhe në gryka malore. LAM u rekomandon shoferëve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar.
Ndërkohë, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAM njofton gjithashtu se aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, është i hapur për automjete me masë maksimale të lejuar deri në 3,5 tonë.