Kuba nga 1 korriku do të rihap ishujt për turistët e huaj

Kuba, ekonomia e të cilës varet shumë nga turizmi, njoftoi sot rihapjen e kufijve për pushime më 1 korrik, por fillimisht në ishujt e saj të vegjël.

“Duke nisur nga 1 korriku aktivitetet e turizmit ndërkombëtar do të fillojnë në Cayo Largo, Cayo Coco, Cayo Guillermo, Cayo Cruz dhe Cayo Santa Maria”, theksoi Ministria e Turizmit në një komunikatë.

Ministri i Turizmit, Juan Carlos Garcia, theksoi se kjo jo vetëm do të ofrojë prodhime të mrekullueshme, por gjithashtu do të garantojë një kornizë në të cilën do të zvogëlohen rreziqet e infektimit nga koronavirusi.

Kuba, që ka regjistruar 2 280 raste për 84 të vdekur thekson se epidemia është nën kontroll në territorin e saj.