Ku kanë humbur Ali Ahmeti e Artan Grubi, mos u ka rënë Koronavirusi?

Ylber Pilku

Ka një kohë të gjatë që nuk janë bë të gjallë Ali Ahmeti e Artan Grubi. Diçka e pazakonshme për këta dy politikanë, kur dihet sa shumë kanë qejf të dalin e ta lavdërojnë vetveten. Gati i kisha harruar këta dy, por mi kujtoi sot një shoku im deri sa bisedoja me të përmes internetit.

Në fotografinë e fundit që ia publikoi i vellai në facebook, Ali Ahmeti vërtetë përngjante sikur të jetë i infektuar. E nëse është infektuar Ali Ahmeti, garant është infektuar edhe Artan Grubi, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tyre të ngushta, e që gati janë të pandashëm “do smrt”.
Të them të drejtën nuk jam njeri që i gëzohet sëmundjes së dikujt, po qofshin edhe Ali Ahmeti e Artan Grubi. Këtë tekst thjesht e shkruajta sepse me të vërtetë edhe mua mua paraqit dilema kur miku im më pyeti: Athu ku janë Ali Ahmeti e Artan Grubi, a mos u ka rënë Koronavirusi? Pyetje që më bëri të mendoj dhe dilemën ta ndaj edhe me ju përmes këtij teksti.