Kthehen në punë tre policët kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia

Tre zyrtarët policorë që ishin rrëmbyer nga Serbia, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, janë kthyer në detyrë. Ata do të vazhdojnë punën në stacionin ku kanë qenë duke punuar deri në ditën kur u rrëmbyen.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Zyrtaret policor të potencuar nga ana juaj, janë duke punuar në stacionin përkatës ku kanë punuar edhe më herët”, thuhet në përgjigje.Ndryshe, Sefa, Zeka dhe Mustafa, ishin rrëmbyer më 14 qershor të këtij viti nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, teksa janë mbajtur në paraburgim për 10 ditë, kur edhe u liruan më 26 qershor. /BetimipërDrejtësi