Kryqëzimi i maskarenjve dhe analfabetëve

Shkruan: Shkelzen Halimi

Elitat politike shqiptare fare nuk bëjnë përpjekje që të mësojnë mbi gabimet. Veprimet e shpeshta primitive tregojnë se akoma jemi larg të kuptuar të vlerave demokratike dhe qytetëruese. Këtyre elitave, fatkeqësisht u është bërë kod politik retorika: s’je me ne, je kundër nesh. Kryqëzimi i këtyre maskarenjve dhe analfabetëve që me sukses arrijnë të mbijetojnë vite e vite, vazhdon të jetë proces fatal nëpër të cilën po kalon shoqëria shqiptare. Është koha ta respektojnë vetveten, t’ia kthejnë (vetvetes) trurin dhe zemrën (dijen dhe guximin) nëse u kanë mbetur të plota e të cilat që moti i ka përmbysur hiper-lakmia për të qenë në pushtet, aty ku e harrojnë vetveten. Harrimi i gabimeve, mbase edhe historike, na ka sjellë në këtë derexhe të veprimeve primitive, në këtë kryqëzim të maskarenjve e analfabetëve…