Kryetari Visar Ganiu shpreh konsideraten për vlerat e kulturës boshnjake

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në shënimin e Kulturës boshnjake, për të cilën ai shfaqi konsideratë.

Kryetari Ganiu ka theksuar se “po promovojmë vlerat e tyre kombëtare që janë shtylla e zhvillimit shoqëror”.

Postimi i plotë:

Ditët e Kulturës Boshnjake filluan në zemrën e Çairit-Çarshinë e Vjetër.

Gjatë fjalimit tim mes tjerash thash që edhe sonte sikurse çdo ditë tjetër po ua shprehim konsideratën tonë të thellë bashkëqytetarëve tanë, e po promovojmë vlerat e tyre kombëtare që janë shtylla e zhvillimit shoqëror.