Kryetari i Likoves, Erkan Arifi vizitoi shtabin e Ridvan Ibraimit në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi i shoqëruar nga deputeti i BDI-së, Berat Ajdari dhe këshilltari komunal, Zekirja Shahini kanë vizituar mbrëmjen e së hënës shtabin zgjedhor të kandidatit të BDI-së për komunën e Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Gjatë kësaj vizite ka qenë i madh numri i mbështetësve të BDI-së të pranishëm në shtabin zgjedhor në Haraçinë, ndërsa mysafir special ka qenë Ardian Krasniqi, vëllai i dëshmorit Visar Krasniqit nga Kosova.

Para të pranishmive kandidati i BDI-së për Haraçinën, Ridvan Ibrahimi, prezantoi projektet që planifikon t’i realizojë në katër vitet e ardhshme nëse merr mandatin ditën e diel.

Mysafirët e pranishëm krahas fjalimeve që mbajtën, kërkuan nga banorët e Haraçinës që të dalin në votime më 31 tetor dhe të mbështesin kandidatin e BDI-së.