Kryetari i Komunës së Butelit ka shpërndarë 80 pako humanitare

– Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, të premten javën e kaluar dhe sot ka shpërndarë gjithsej 80 pako humanitare me gjëra ushqimore.
Kërkesat për pako humanitare qytetarët në periudhën e kaluar i dorëzuan në Shtabin e Krizës për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Butelit.
Komuna e Butelit periudhën e kaluar i ka shpërndarë mbi 500 pako me ushqime të cilat ishin të dedikuara për familjet e rrezikuara sociale.
Paketat iu dorëzuan një numri të madh objektesh fetare, shoqatave dhe organizatave joqeveritare. Aksioni për shpërndarjen e ushqimit për këtë kategori në nevojë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme gjatë krizës
me pandeminë e prekur nga koronavirusi.