Filipçe: Me rëndësi të respektohen masat e reja

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e sotme ka thënë se është duke u rritur numri i personave të shëruar në vendin tonë.

“Kjo që çdo ditë kemi pacient të shëruar është një fakt i cili inkurajojnë. Sot me dy teste negative 48 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm është 272”, tha Filipçe, duke shtuar se një pacientë i moshës 51 vjeçare ka humbur jetën.

Prej sot në funksion është vendosur në funksion laboratori në Akademinë që do të ndihmoj në shkurtimin e pritjes së rezultateve.

Ai tha se është me rëndësi të respektohen masat e reja me qëllim të ruajtjes linear të rritjes së numrit të ri të diagonsitifikuar.

“Të gjitha këto masa që i marrim, janë të argumentuar në bazë mjekësore. Vetëm kështu sa më shpejt do t’i japim fund kësaj krize”, tha Filipçe.