Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel në vizitë në Maqedoni

Sot në vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të arrijë Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesi i lartë i Këshillit Evropian, do të realizojë takim tet-a-tet me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin. Më pas është paraparë të merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë, pas së cilës në orën 13:15 Kryeministri Kovaçevski dhe Kryetari i Këshillit Evropian, Mishel, do të realizojnë konferencë të përbashkët për shtyp.